Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta gazetari i njohur, humbi betejën me kancerin


Ndahet nga jeta Themos Anastasiadis, gazetari dhe botuesi i gazetës greke “ProtoThema”. Sikurse shkruan gazeta në fjalë, Anastasiadis është ndarë nga jeta mbrëmjen e së martës, në shtratin e spitalit pas një lufte prej më shumë se një viti me kancerin.

Në një artikull të botuar sot, e përditshmja greke shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të botuesit 61-vjeçar, njeriun që e cilësojnë frymëzues.

 “Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punen kerkuese, miqesine dhe solidaritetin e tij duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media. Me largmin e tij, gazeta dhe gjithe stafi do te humbase shume, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur. Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do te vdesë”, shkruan gazeta greke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *