Vendosni fjalën kyçe....

26-vjeçari humb kontrollin dhe përmbyset me kamion, godet dhe tre mjete të tjera


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ku shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar një kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si rezultat, kamioni doli nga rruga dhe goditi tre mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Pas aksidentit, shtetasi B. D. u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve të pësuar. Grupi hetimor i policisë është aktivizuar për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar shkaktarin e aksidentit.