Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini zbret në terren: Do marrim masat për personat e përfshirë, situata e patolerueshme


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën në shkollën e mesme në Fier, Janaq Kilica.

Shahini shprehet pasi vizitoi edhe nxënësit në spital, se nuk ka asnjë dëmtim serioz nga lënda e hedhur e cila komplikoi situatën shëndetësore.

Më tej lidhur me shkakun dhe masat, ministrja e Arsimit tha se ndaj nxënësit që hodhi sprajtin do merren masat pasi të dalin rezultatet e policisë, duke e cilësuar këtë situatë të patolerueshme.

“Duket që ka një irritim të orageve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një paijsje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuoria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera.

Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore”- tha Besa Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *