Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Zients do jetë shefi i ri i kabintetit të Biden – Politico


Presidenti Joe Biden pritet të emërojë Jeff Zients si shefin e ri të kabinetit, pohuan të dielën tre persona të njohur me vendimin.

Një ish-zyrtar i administratës Obama dhe i besuar i ngushtë i Biden, Zients drejtoi përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë Covid, duke fituar vlerësime të brendshme për aftësitë e tij të menaxhimit ndërqeveritar dhe suksesin fillestar në vënien nën kontroll të pandemisë, shkruan Politico.

Ai ka mbajtur një sërë postesh të nivelit të lartë përgjatë presidencës së Obamës dhe Biden dhe do e marrë postin mes një qeverie të ndarë, një lufte gjithnjë e më e diskutueshme për tavanin e borxhit dhe një nisje e mundshme të fushatës për zgjedhjet e vitit 2024.

Zients ka mbajtur lidhje të ngushta me shefin e kabinetit në largim Ron Klain dhe ndihmës të tjerë të lartë të Biden që datojnë që nga administrata e Obamës, kur ai ishte në krye të Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit.

Në muajt e fundit, Klain kishte ngarkuar Zients të mbikëqyrte një projekt për t’u përgatitur për shndërrimin e e pritshëm të stafit që zakonisht ndodh pas mandateve të ndërmjetme.

Lëvizja nënvizoi statusin e Zients si një person i brendshëm i administratës dhe zgjeroi njohjen e tij me stafin që do të drejtojë së shpejti. Presidenti, tha një person i njohur me vendimin, e sheh Zients si një ‘zbatues mjeshtër të politikave’.

Por ajo që Zients ka në mprehtësinë organizative, i mungon përvoja e gjerë politike.

Ai ka të ngjarë të mbështetet te stafi për të menaxhuar punën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, duke lejuar këshilltarët e tjerë të lartë të përqendrohen më shumë në fushatën e pritshme të rizgjedhjes së Biden, tha një person i njohur me këtë çështje.

Zgjedhja e Zients ka të ngjarë të zhgënjejë gjithashtu disa demokratë që e panë largimin e Klain si një mundësi kryesore për Biden për të emëruar një grua ose person me ngjyrë si ndihmësin e tij të lartë.