Vendosni fjalën kyçe....

Me foto/ Kriza spirale e shëndetit publik në Gaza


Edhe nëse luftimet në Gaza ndalojnë tani, rreth 8,000 njerëz të tjerë mund të vdesin atje gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për shkak të krizës së shëndetit publik të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas, sipas organizatave të shumta ndërkombëtare.

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1200 izraelitë dhe u morën pengreth 240 të tjerë, Izraeli nisi kundërsulme hakmarrëse në Gaza nga të cilat janë vrarë deri tani rreth 29 mijë persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.