Vendosni fjalën kyçe....

Zaniolo drejt Juventusit, klubi dhe lojtari bien dakord


Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Nicolo Zaniolon dhe agjentin rreth kushteve personale të lojtarit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, “Zonja e Vjetër” dhe lojtari kanë rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare.

Sipas gazetarit italian, Zaniolo do të fitojë 4 milionë euro në vit te Juventusi, plus bonuset.

Klubi nga Torino tani po vazhdon bisedimet me Romën, pasi mungon edhe marrëveshja mes klubeve për t’u kompletuar ky transferim.

Roma thuhet se po kërkon 50 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.

Klubi nga kryeqyteti italian gjithashtu thuhet se është i hapur edhe për të pranuar huazimin e Zaniolos te Juventusi për një sezon, por me detyrim blerjeje në vitin e ardhshëm.