Vendosni fjalën kyçe....

“Po të drejtohem ty Vladimir Putin”, nëna e Navalny thirrje Putinit: Kthejeni trupin dhe lëreni të varroset me dinjitet


Nëna e Alexei Navalny i ka bërë thirrje Vladimir Putinit që të dorëzojë trupin e djalit të saj. Në një video ku shihet jashtë kolonisë penale IK-3 ku vdiq lideri i opozitës ruse, Lyudmila Navalnaya tha: “Unë nuk e kam parë atë për pesë ditë.

“Trupi i tij nuk më është dorëzuar, nuk po më thonë se ku është. Po të drejtohem ty Vladimir Putin. Zgjidhja e çështjes varet vetëm nga ti.

Më lër të shoh për herë të fundit djalin tim. Kërkoj që trupi i Alekseit të ma kthehet menjëherë në mënyrë që ta varros në mënyrë njerëzore”.

“Kthejeni trupin e Alexeit dhe lëreni të varroset me dinjitet”, ka thënë gruaja e Alexei Navalny.

Në një deklaratë në X, Yulia Navalnaya tha se “nuk i interesonte sesi sekretari i shtypit i vrasësit komenton fjalët e mia” dhe i kërkoi Kremlinit: “Mos i pengoni njerëzit t’i thonë lamtumirë atij”.

Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalny.

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, vdiq në burg në Siberi. Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Ai u arrestua në vitin 2021.

Sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi Federal i Burgjeve, Navalny u ndje keq pas një shëtitje.

Alexei Navalny ishte kritiku më i madh i Putinit. Për më shumë se një dekadë, ai ekspozoi korrupsionin në zemër të pushtetit rus. Hulumtimet e tij kanë marrë dhjetëra miliona shikime në internet.

Gjatë  viteve 2011-2012 Navalny ishte një prej organizatorëve të protestave që do të ishin kundër qeverisë së Putin.

Një aktivist karizmatik, Navalny, krijoi një rrjet të zyrave rajonale të fushatës, pasi kishte planifikuar të kandidonte për president në vitin 2018. Në vitin 2020, ai u helmua në Siberi.

Si pasojë e helmimit dhe u dërgua në Gjermani për kurim, arriti që të shpëtojë helmimit dhe në janar të 2021 ai u rikthye në Rusi, ku dhe u arestua dhe u dënua me 19 vite.