Vendosni fjalën kyçe....

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Ahmatajt


Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga “Panorama Sport” teksa pak më parë është zyrtarizuar edhe nga klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fagu ka qenë një ndihmë e madhe për Tiranën, gjatë sezonit 2021-2022 duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.

 

 

Postimi i plotë:

MIRËSEVJEN ERBIM FAGU!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.

Fagu është tekniku i cili ka dhën kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt tiullit kampion.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu!