Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, vendimi i Gjykatës Kushtetuese botohet në Fletoren Zyrtare


Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja me Italinë për emigrantët, është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërsa të enjten marrëveshja do të miratohet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin që i hap rrugë firmosjes në Kuvend të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit në Lezhë për pritjen e emigrantëve afrikanë. Vendimi u miratua më 29 janar 2024 me 5 vota pro e 4 kundër, ndërsa dje u publikua nga gjykata, i arsyetuar në 43 faqe.

Ndërkohë 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska votuan pro kërkesës së deputetëve të opozitës. Ata kanë dhënë arsyetimet se pse protokolli nuk duhej të ratifikohej. Marrëveshja për emigrantët Shqipëri-Itali pritet të votohet të enjten në Parlament.

“Vendosëm deklarimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi. 2. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese e miratoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët me shumicë votash. Kundër marrëveshjes ishin gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska. Ata dhanë arsyetimet se pse protokolli nuk duhej të ratifikohej.