Vendosni fjalën kyçe....

‘Rifillimi i dialogut Beograd-Prishtinë varet nga taksa’ – Kryeministrja serbe


Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç, ka deklaruar se rifillimi i dialogut me Kosovën varet nga heqja e taksës së vendosur nga qeveria Haradinaj.

Ajo ka thënë gjithashtu se dialogu nuk ka lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë.

Bërnabiç e bëri deklaratën për ‘TV Prva’, teksa iu përgjigj pyetjes nëse zgjedhjet në Kosovë do të reflektojnë në dialog të mëtejshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Koha.net.