Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston dy vëllezër në Sarandë, i sekuestrohen kallëpe tritoli gati për plasje në distancë (Video)


Policia e shtetit në bazë të informacioneve ka arritur të parandalojë ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Nga një operacion policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër në Sarandë të cilët do shisnin lëndën plasëse.

Policia sekuestroi 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisatiati i Policisë Sarandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen.

Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak”-njofton policia.