
Data 30 qershor 2026 ishte afatit i fundit për pagesën njëherësh të 50% të detyrimit principal, me qëllim përfitimin e fshirjes së 50% të detyrimit, si në tatime dhe dogana për periudhën 2015–2019.
Në rast se nga biznesi paguhet 50% e detyrimit, përvecc fshirjes së 50% të principalit, gjobat dhe kamatëvonesat e lidhura me këto detyrime fshihen plotësisht.
Nga të dhënat e publikura nga adminsitrata doganore, nga falja e pjesshsme e detyrimeve kanë përfituar 216 biznese. Në total ndaj tyre janë fshirë 168,6 mln lekë gjoba dhe kamatvonesa apo rreth 1.8 mln euro.
Ndërsa nga pagesa e pjeshsme e principalit doganat kanë arkëtuar 66.1 mln lekë.
Bizneset që nuk përfituan nga afati i parë i ligjit, mund të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2026, për të përfituara nga shuarja me 25% e detyrimit nëse brenda këtij afati paguhet 75% e shumës së mbetur të principalit. Edhe në këtë rast gjobat dhe kamatvonesat e lidhura me detyrimin do të fshihen automatikisht.
Sipas ligjit “Për faljen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe taksat vendore” për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim:
-pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër,
-ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur.
Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.
Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen.
Për detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 Dhjetor 2026. Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat./Monitor