Vendosni fjalën kyçe....

Media italiane: Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen meqë s’u hapën negociatat


Mediat italiane shkruajnë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, në një kohë kur ky informacion nuk dihet ende as në Maqedoni.

“Ansa” i referohet burimeve diplomatike nga Brukseli.

“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike europiane në samitin e BE-së, ku Shtetet Anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.”,shkruan Ansa.

Më herët, kryeministri bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se e ka këshilluar kryeministrin Zoran Zaev të mos dorëhiqet, pavarësisht se vendi nuk arriti dot të marrte një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“I thashë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtrojë dorëheqjen”, tha mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel, kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Ai tha se mbi këtë temë ka folur gjatë me Zaevin. Mirëpo duket se Zaev nuk e ka ndjekur këshillën e homologut bullgar, duke vendosur të mbajë premtimin dhe të japë dorëheqjen meqë negociatat nuk u hapën, gjithmonë sipas mediave italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *