Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Përçarja e PD-së përgjegjësi e lidershipit, po të nisim punën sot fitojmë më 2025


Gazment Bardhi nga Korça akuzoi lidershipin e Partisë Demokratike që me përçarjen e i shtuan vështirësitë mbështetësve dhe simpatizantëve.

“Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira që vinte nga çdo anëtar dhe simpatizant i PD. Unë jam i bindur se edhe ju ndani të njëjtën mendim që ndoshta për gabimet e lidershipit me përçarjen tonë ne jua shtuam vështirësitë”- tha Bardhi.

Pas bashkimit me Rithemelimin dhe zyrtarizimit të premten të Federatës pa Lulzim Bashën, Bardhi tha se është koha që opozita të nisë fushatën.

“Nëse ne nisim punë që sot, derë më derë, fshat më fshat, qytet me qytet dhe nëse arrijmë të fitojmë besimin e qytetarëve, PD, opozita e bashkuar duhet dhe do të jetë fituese në 2025”- shtoi ai.