Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i dinarit, protestë në Mitrovicën e Veriut


Protesta e paralajmëruar nga pensionistët serbë kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb, në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Kësaj proteste i janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Listës Serbe, por edhe qytetarë të tjerë serbë, pos pensionistë.

Në parullat që i mbanin në duar, në disa prej tyre thuhej “Evropë hapi sytë”, ” Pensionin tërë jetën e kam marrë e merituar, nuk ia jap Kurtit”.

Ndërkohë Kurti u shpreh i bindur sot se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit.