Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndarja e fotove intime dhe vetëvrasja e 27-vjeçares, reagon Balla: Policia të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një 27-vjeçari dyshohet se u vetëhodh nga lartësia pas shpërndarjes së fotove të saj intime në rrjetet sociale.

Balla i ka kërkuar Policisë të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave në të gjitha format.

Ministri kërkon gjithashtu konsultimin dhe miratimin e ndryshimeve ligjore të cilat adresojnë edhe dhunon “online”.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”-shkruan Balla.