Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku


Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku.

Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe po kurohej prej disa ditësh në spitalin e Durrësit.

Kopliku ka mbajtur postin e zv.kryeministrit e ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD-së të dalë nga zgjedhjet e vitit 1992.

Ai ka qenë dy herë deputet në parlametin e Shqipërisë ndërsa ka enë edhe kryebashkiak i Durrësit gjatë karrierës së gjatë politike.