Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Kurbin, i plagosuri Ardjan Gjeloshaj: Nuk kam konflikte, dyshohet për vrasës me pagesë 


Atentati me armë zjarri, ndaj 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i plagosur, ky i fundit dhe u vra ekonomisti i firmës Selman Mihana vijon të mbetet pa autor. Sipas Shqiptarja.com, në deklarimet e tij para hetuesve, teksa ka treguar dinamikën e ngjarjes biznesmeni Gjeloshi ka mohuar të ketë konflikte, duke mos e orientuar grupin hetimor drejt një piste hetimi.

Ndërkohë përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, e cila lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2002 ku mbetu e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie dhe të dyshuar për krimin kanë qenë 51-vjeçari Gjeloshi së bashku me vëllanë e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka dyshime të forta se autoret mund të kenë qenë vrasës me pagesë, që mund të kenë ardhur nga zona e Krujës e më pas janë larguar përmes rrugëve dytësore me një automjet Rang Rovers me ngjyre të zezë i cili rezulton të jetë i vjedhur. 

Lëvizjet e tyre janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nuk është arritur identifikimi pasi në kokë mbanin maska. Atentati me armë zjarri ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës, sapo shënjestra kishte hyre në biznesin e përpunimit të inerteve në pronësi të tij në fshatin Gurëz të Kurbinit, ndërsa referuar dinamikës së ngjarjes mendohet se autoret i kanë ruajtur lëvizjet e tij.