Vendosni fjalën kyçe....

Talebanët zbarkojnë në Norvegji


Në foto: Avioni me delegacionin e talibanëve ka zbritur në Gardermoen. Delegacioni shoqërohej nga truproja të PST (Policia e Sherbmit Sekret) .

Në foto: Avioni me delegacionin e talibanëve ka zbritur në Gardermoen. Delegacioni shoqërohej nga truproja të PST (Policia e Sherbmit Sekret) .

Nga Telnis Skuqi

Një avion me delegacionin e talibanëve ka zbarkuar sot në Gardermoen (Norvegji), për të zhvilluar negociata me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, si dhe për të eksploruar mundësitë midis shoqërisë civile afgane dhe talebaneve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme norvegjeze, të gjitha shpenzimet e udhëtimit carten dhe qëndrimit të delegaconit do të mbulohen nga Qeveria.

“Ne jeni në kërkim të eksplorimet midis shoqërisë civile afgane dhe talebanëve. Nëse kjo shkon mirë, mund të ketë negociata më konkrete të hënën.” – tha Anniken Huitfeldt, ministrja e Punëve të Jashtme Norvegjeze.

Sipas saj, delegacion është i përbërë nga 15 përfaqësues të Qeverisë Talebane, i cili kryesohet nga ministri i Jashtëm, Amir Khan Muttaq.

Në mesin e delegacionit është edhe Anas Haqqani, i cili ishte në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për aktet terroriste, por u hoq nga lista dhe tashmë është pjesë e lidershipit politik të talebanëve në Doha të Katarit.

Megjithatë, ai njihet më së shumti si vëllai i vogël i një prej terroristëve më të kërkuar në botë, Sirajuddin Haqqani.

Vëllai i madh është aktualisht ministër i Brendshëm në Afganistan. Ai ka udhëhequr më parë të ashtuquajturin rrjet Haqqani, i cili ka qenë pas disa prej sulmeve më të këqija terroriste në Afganistan në 20 vitet e fundit.

Në foto: Në aeroplanin për në Norvegji është edhe Anas Haqqani (me syze). Ai është vëllai i Sirajuddin Haqqani, i cili është në listën e më të kërkuarve në SHBA.

Ministri i Jashtëm Muttaqi, i cili kryeson delegacionin, vlerëson rolin ndërmjetësues të Norvegjisë në një regjistrim audio të transmetuar në televizionin afgan, pak para se të hipte në aeroplan.

“Dua të falënderoj Norvegjinë për ftesën dhe që dërgoi një avion privat për të na marrë. Do të takohemi me autoritetet norvegjeze, diplomatë amerikanë dhe evropianë. Ne duhet të takojmë edhe afganët tanë.” – deklaroi Amir Khan Muttaq.

Ministri i Jashtëm ishte optimist para udhëtimit të parë të talebanëve në një vend perëndimor.

“Ky është udhëtimi ynë i parë në Evropë dhe shpresojmë se do të jetë një hapje e dyerve për marrëdhënie dhe kontakte të mira, në mënyrë që të zgjidhim problemet humanitare dhe ekonomike me të cilat përballemi tashmë.” – tha Muttaq dhe sakaq shtoi: “Talebanët duan ta nxjerrin Afganistanin nga izolimi ndërkombëtar.”

“Jam shumë i lumtur që ne përmes politikës sonë të jashtme jemi në proces të vendosjes së marrëdhënieve të mira me komunitetin botëror. Afganistani nuk do të jetë më në një kurs përplasjeje me botën. Ne duam ta bëjmë vendin tonë një qendër uniteti dhe zhvillimi ekonomik në rajon, në përputhje me traditat tona afgane dhe islame.” – mbyll deklaratën e tij, Amri Khan Muttaq, ministri i Jashtëm Afgan.