Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Dimal: Nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin në të gjitha degët e partisë, ku po mbahen zgjedhjet.

Duke u ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Dimal, Basha komentoi edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se tashmë PD ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

“Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

Basha thotë se PD është e vetmja parti që mbështet hapur punën e SPAK. Sipas tij, PD bëri dallimin mes trekëndëshit të Bermudës, të cilët nuk e duan reformën në drejtësi se kanë frikë të përballen.

“Diferencën mes nesh e moçalit të Bermudës, ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktorë, që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, kanë përzënë e po përzënë të rinjtë nga vatrat e tyre vetëm për hir të pasurimit të tyre, pushtetit, apo anktheve që kanë se shumë shpejt do vijë dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vendet fqinj janë përballur me ligjin dhe kjo është një rruga pa kthim njësoj si rruga e Shqipërisë europiane. E kanë vonuar boll, por nuk e ndalin dot”, tha Basha.