Vendosni fjalën kyçe....

Videot virale nga finalja e Kupës së Amerikës, momenti kur Neymar përqafohet me Messin


Një moment është bërë viral nga finalja e Kupës së Amerikës, që u mbajt mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për momentin kur kapiteni i Argjentinës Lionel Messi u përqafua me rivalin e tij brazilian Neymar.

Lionel Messi më në fund arriti të fitonte në niveli ndërkombëtar pasi Argjentina i mundi rivalët në finalen e “Copa America” që u mbajt në stadiumin Maracana. Kjo është hera e parë që Argjentina fiton titullin e parë kontinental që nga viti 1993.


Sidoqoftë, ajo që ra në sy këtu ishte një moment i paçmuar mes dy nga futbollistët më të mirë të kësaj gjenerate – Messit dhe rivalit të tij brazilian Neymar.

Momenti kur dy ish-shokët e ekipit të Barcelonës dolën ballë për ballë dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, i preku edhe fansat e tyre.

Një tjetër moment viral është kur pas fitores, Messi i lumtur i tregon medaljen në një video-telefonatë gruas dhe fëmijëve të tij.