Vendosni fjalën kyçe....

Broja vlerësohet nga tifozët, transferimi i tretë më i mirë


Armando Broja u largua nga Çelsi në formë huazimi tek Fulhemi. Sulmuesi i Kombëtares do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek londinezët.

Sipas një sondazhi të kryer nga Daily Mail, Broja u vlerësua nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri.

Në vendin e parë renditet Timo Verner te Totenhem ndërsa në vendin e dytë Kalvin Filips tek Uest Hem.