Vendosni fjalën kyçe....

Ethet e protestës kapin dhe Prishtinën, Parlamenti i Studentëve sot para Rektoratit


Pas studentëve në Shqipëri, edhe studentët e Kosovës do të ngrihen në protesta. Mediat në Kosovë raportojnë se Parlamenti i Studentëve do të protestojë sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet e studentëve.

Gjatë kësaj proteste do të kërkohet përmirësimi i kushteve të studentëve në mënyrë që ata të kenë lirinë të përfaqësojnë interesat e përgjithshme të studentëve.

“Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *