Vendosni fjalën kyçe....

Aksident autombilistik në Korçë, 5 të plagosur, 1 person i bllokuar në mjet


Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Belorta në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i bllokuar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.