Vendosni fjalën kyçe....

Rama takohet në Vienë me zv.sekretarin e shtetit amerikan


Në suazën e takimit të Këshillit të OSBE-së, gjatë qëndrimit në Vienë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Stephen Biegun, Zëvendës Sekretar i Shtetit SHBA.

Kryeministri do të drejtojë mbledhjen e përjavshme të Këshillit të OSBE-së me fokus zhvillimet më të fundit në Bjellorusi.

Më vjen shumë mirë që nisma jonë mori një vëmendje të tillë. Është një përgjegjësi shumë e madhe por në të njëjtën kohë shkon në drejtim të një procesi ku OSBE nuk do të jetë ndërmjetëse, por një përfaqësuese e një procesi ndërmjetësimin”, tha Rama mbrëmjen e sotme.

Presidenca shqiptare e OSBE-së së bashku me atë të ardhshme të Suedisë i kanë ofruar autoriteteve Bjelloruse një ndërmejtësim të krizës politike mes regjimit dhe opozitës.

Bjelloruasia është futur në një krizë që pas zgjedhjeve të fundit të cilat nxorën futës Aleksandër Lukashenkon me opozitën që nuk i njohu ato dhe pretendon se janë deformuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *