Vendosni fjalën kyçe....

Itali, të rinjtë egjiptianë përdhunojnë 13-vjeçaren para të dashurit të saj


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 13-vjeçare është përdhunuar në banjot e parkut Catania, Villa Bellini, nga disa të rinj egjitianë.

E mitura ishte në shoqërinë e të dashurit të saj 17-vjeçar, kur një grup prej 7 djemsh me origjinë egjiptiane u kanë prerë rrugën, teksa dilnin nga tualetet, raportojnë mediat.

I dashuri i saj është mbajtur nga disa prej egjiptianëve, teksa dy prej tyre kanë futur me forcë në banjo të miturën dhe kanë abuzuar seksualisht me të.

Në një moment 13-vjeçarja ka gjetur forcën për t’u çliruar dhe për të shpëtuar, duke arritur në Via Etnea, ku dhe u shpëtua nga disa kalimtarë.

Të shtatë të dyshuarit akuzohen për dhunë seksuale në grup.

Prokuroria e Katanias me zv.prokurorin Sebastiano Ardita dhe deputeten Anna Trinchillo nxorri dekret arresti për 4 prej egjiptianëve të cilët ishin në moshë madhore, ndërsa për tre të tjerët, të cilët ishin të mitur, ndërhyri prokuroria e të miturve e drejtuar nga prokurorja Carla Santocono.