Vendosni fjalën kyçe....

Kaluan vettingun, AMP konfirmon në detyrë zyrtarët e lartë të policisë 


Trupa e Vlerësimit në AMP vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Zenel Hyka. Ky i fundit është Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Trupa e Vlerësimit në AMP vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Arjan Muça, me funksion aktual Drejtor, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.