Vendosni fjalën kyçe....

Rama- Bashës: Mos klith si ai i foltores, origjinali më i besueshëm se kopja. Je në pikë të hallit


Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Basha, duke e qaujtur personazh i çajtores.

Pasi mori fjalën, kreu i qeverisë tha se PS-ja nuk mund t’ia zgjidhë hallin që ka edhe pse është në hall.

“Mos imito atë të foltores se origjinali është më i besueshëm se kopja. E sa më shumë klith si ai, aq më shumë dukesh personazh i çajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë me fjalë që u thua fëmijëve se nuk përdoren dhe e bën këtë në sytë e publikut, është një burrë në pikë të hallit. Po hallin nuk ta zgjidhim dot, sado ta qajmë.” – tha Rama.