Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz, hajdutët vjedhin një sasi të konsiderueshme parash


Një grabitje është regjistruar në një pikë të këmbimit valutor në Kamëz. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Exchange dhe kanë arritur të marrin 30 mijë lekë të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër Institutit Bujqësor.

Në njoftimin e bluve evidentohet se shuma e grabitur është 30 mijë lekë të rinj dhe se po vijon puna për identifikimin e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

 

 

Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 300. 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.