Vendosni fjalën kyçe....

SHBA emëron ambasadorin e parë në Venezuelë pas një dekade


Uashingtoni ka caktuar ambasadorin e parë në Venezuelë që nga viti 2010. Diplomati 50-vjeçar James Story, u zotua të punojë “pa u lodhur” drejt “tranzicionit” të pushtetit në vend.

Emërimi i Story-t u konfirmua nga Senati Amerikan, shkruan Washington Times. Ai më parë kishte drejtuar një “ambasadë virtuale” amerikane ndërsa shërbente si i ngarkuar me punë për Njësinë e Punëve të Venezuelës në Bogota, kryeqyteti i fqinjit të Venezuelës, Kolumbia.

Uashingtoni dhe Karakasi nuk kanë shkëmbyer ambasadorë që nga viti 2010 kur udhëheqësi i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, refuzoi të pranonte të emëruarin e Barak Obamës, Larry Palmer, si të dërguarin e SHBA-ve.

Chavez tha se Palmer theu “të gjitha rregullat e diplomacisë” pasi ai e kishte akuzuar Karakasin se kishte mbështetut militant të krahut të majtë të FARC në Kolumbi.

Uashingtoni u hakmor duke revokuar vizën e të dërguarit të Venezuelës, Bernardo Alvarez Herrera.

Lidhjet diplomatike u përkeqësuan më tej në 2018 kur presidenti Nicolas Maduro përjashtoi Todd Robinson, shefin e misionit amerikan në Karakas, duke e akuzuar se kishte planifikikuar një “komploti ushtarak, ekonomik dhe politik” kundër tij.

Uashingtoni e ka sfiduar haptas presidencën e Maduros duke mbështetur politikanin e opozitës Juan Guaido, i cili prej një viti është shpallur president i përkohshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *