Vendosni fjalën kyçe....

I riu shkodran që studion në SHBA: Jam duke u interesuar se ku mund të kontribuoj unë si shkencëtar në të ardhmen


Arbri Kopliku është një i ri shkodran është djali shkodran që aspiron të bëhet sheknctar.

Ai tashmë është student i bio-Inxhinierisë në Massachusetts Institute of Technology, rankuar ne 2024 si universiteti numër 1 në botë.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ai ka treguar si u bë pjesë e këtij universiteti prestigjoz, ku arriti të marrë dhe bursë 100% të plotë.

Arbri ka zbuluar se është në prag të diplomimit dhe do të bëhet një ndër shkencëtarët më të rinj në Shqipëri.

“Unë nuk e kisha në plan të bëhesha pjesë e këtij programi, por aplikova sepse pash shokët e mi. Vitin e parë e kam kryer online sepse ishte pandemia, dhe qendrova në Shkodër. Shkolla është e shtrenjtë, por unë jam me bursë të plotë.

Unë jam në vitin  e fundit të bachelor dhe ky simestër çon në bërjen e diplomës, më pas vjen doktoratura. Po mendoj ta bëj po aty ose në Kaliforni, që është diçka me interes. Jam duke u interesuar se ku mund të kontribuojë unë si shkencëtarë në të ardhmen”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai ka treguar dhe nje detaj shumë interesant që lidhet me studimet që është duke kryer.

Arbri tregon që është bërë pjesë e një studimi revolucionar kundër sëmundjes së Leuçemis.

Ai u shpreh se u bë pjesë e këtij studimi vullnetarisht, vetëm nga dëshira për tu njohur me faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje.

“Unë personalisht nuk kisha përgatitje rreth punës në laburator, po kur erdha në Massachusetts fillova të studioj dhe një lëndë që ishte gjenetika dhe ishte pjesë e kurrikulës që bëja unë.

Mua kjo lëndë mu duk shumë interesante sepse tregonte se si fillon rezistenca në Leuçemi dhe si mund ti qasemi nga ana gjenetike dhe të konsiderojmë faktorët që predispozojmë pacientët me më pak rezistencë apo me më shumë rezistencë.

Pyeta nëse ka një projekt nëse mund të jetë i përshatshëm për një student në bachelor dhe më pranuan dhe kështu filloi”, u shpreh ai.