Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Kaso: Qëllimi i Ramës, t’i mbyllë gojën liderit opozitës


Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ishte i pranishëm në tubimin qytetarër në mbështetjë të liderit të Opozitës Sali Berisha, poshtë banesës së tij. Ai tregoi strategjitë e Ramës për të përçarë Partinë Demokratike dhe bllokimin e fjalës së liderit opozitar Sali Berisha në mënyrë që të vijojë i qetë me projektet e tij antikombëtare.

Kaso u shpreh se arsyeja e burgosjes së kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit ka qënë  që oozita ta ketë të pamundur ta ndalojë synimin e tij për betonizimin e bregdetit.

“Kjo është një strategji e qartë e pushtetit që sunon të mbajë të përçarë Partinë Demokratike  dhe ta bëjë atë të merret me hallet dhe problemet e saj të brendshme, duke i pamundësuar asaj që të bëjë opozitë.

Beteja e tyre, sa politike po ashtu edhe ligjore, ka të bëjë me pengmarjen politike të kryetarit të zgjehdur të bashkisë së Himarës, të dalë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’  i cili është rrëmbyer politikisht me urdhër të shtetit thjeshtë dhe vetëm për një qëllim, që opozita ta ketë të pamundur të ndalë dorën e shtetit që synon të betonizojë të gjithë bregun e detit, të gjithë rivierën shqiptare në emër dhe përllogari të oligarkëve të krimit të organizuar.

Beteja e tretë dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me përndjekjen politikisht të motivuar  dhe me një proces i cili është fund e krye i sajuar nga Edi Rana, SPAk-u  dhe nga gjithë ato vegla të tjera që synojnë ta mbajnë pushtetin akoma në fuqi me qëllim mbylljen e  gojës së zërit më të fortë opozitar, të liderit historik të opozitës, partisë demokratike, kryetarit të saj prf, dr.Sali Berishës.”