Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja suedeze heq fjalën ‘Zoti’ nga himni i Krishtlindjes, ndez polemika


Një këngëtar suedeze ka marrë kritika për heqjen e referencave për Zotin nga një himn i shekullit të 19-të që ajo këndoi gjatë një programi televiziv vjetor të sezonit të Krishtlindjeve.

Kantautorja Malin Foxdal, 43 vjeç, këndoi këngën e Krishtlindjeve të vitit 1887 të Zacharias Topelius, ‘Julvisa’ në programin ‘Luciamorgon’ të SVT javën e kaluar, i cili transmetohet çdo 13 dhjetor në festimin e Ditës së Lucias.

Megjithatë Foxdal modifikoi tekstet, për të përjashtuar referencat për Zotin, të cilat në vend të kësaj u zëvendësuan me referenca më të paqarta për ‘dashurinë’ dhe ‘dritën’.

Teksti i modifikuar ndezi polemika në Suedi dhe më gjerë, me kritikët që e përmendën atë si një shembull të laicizimit të Krishtlindjeve.

Gazetari finlandez Olav Melin e quajti incidentin ‘një shembull të piromanisë së sekularizimit’, i cili gjithnjë e më shumë po djeg gjithçka që i jep kuptim traditës.

“Për shumicën prej nesh, pavarësisht nga besimi, fjala Zot në psalm jep një kuptim mjaft domethënës në kohën e Krishtlindjes,” shpjegoi Melin.

Megjithatë, menaxherja e projektit SVT Marion Jernrada mbrojti performancën, duke argumentuar se këngëtarëve ‘u lejohet të vënë vulën e tyre mbi fjalët dhe tonin, ashtu si në të gjitha programet e tjera muzikore’ dhe se tekstet e modifikuara të Foxdal ‘kanë të bëjnë në një mënyrë të bukur, të re e të respektueshme. Teksti origjinal i Topelius daton nga viti 1887.