Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lezhës lë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra të 11 punonjësve të Kadastrës


Pas një seance të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra te 11 punonjësve të Kadastrës të vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin e një prone.

Punonjësit kane pretenduar se nuk mund te shkelnin ligjin, pasi gjykata e kishte rrezuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj ne favor te shtetit.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullimit te punonjësve.