Vendosni fjalën kyçe....

Dumani nga Shkodra: Jemi përpjekur të kemi njerëz me integritet në SPAK


Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka thënë nga Shkodra se struktura që drejton ka integritet dhe se po heton krimin dhe terrorizmin.

Gjatë një takimit në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ai theksoi se gjatë ngritjes së strukturës ka pasur një përzgjedhje të prokurorëve për të pasur të tillë me integritet.

“SPAK në muajin dhjetor bën 4 vjet, por SPAK ëshëe bërë funksional vetëm vitin e kaluar për shkak se organika e bë e mundur të jetë e plotë. Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet te kesh disa vlera jo vetem profesionale, por duhet të kesh demostruar integritet. Prokurorët tanë i nënshtrohen jo vetëm Vetingut, por kemi heq dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. E njëjta gjë vlen edhe per Byronë Kombëtare të Hetimit, madje ata kalojnë edhe një tjetër provë, testin e poligrafit, makina e së vërtetës. Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhënë shenja që SPAK është në gjendje të hetojë subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike. SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale, pavaresisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre më politikën. Jemi përditë në këtë luftë, ajo është e vazhdueshme.” – tha Dumani.

Teksa kreu i SPAK-ut foli jo pak për integritetin e prokurorëve që përbëjnë strukturën dhe përzgjedhjen e kujdesshme të tyre, pak javë më parë, biznesmeni Mirel Mërtiri, bëri akuza të rënda publike ndaj prokurorit Klodian Braho.

Ai e akuzoi atë se e ka stisur të gjithë dosjen e inceneratorëve për persona të tjerë dhe se kishte manipuluar provat.

Po kështu Mërtiri pohoi se kishte kallëzuar në SPAK fshehjen që prokurori Klodian Braho u ka bërë organeve të drejtësisë për një udhëtim tijin në Greqi me një person të dënuar për trafik droge.

Ai tha gjithashtu se i kishte kërkuar kreut të SPAK-ut, Dumani, që të jepte dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve, duke pohuar se nuk kishte marrë asnjë përgjigje prej tij.