Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbi bie mbi një banesë në Përmet, bllokohet 25-vjeçari, masivi i gurëve i zë këmbët


Një shkëmb ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në një banesë në fshatin Çarçovë në Përmet.

Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.