Vendosni fjalën kyçe....

Situata në qarkun e Dibrës, moti i keq, rrugë të bllokuara dhe mijëra banorë pa energji elektrike


Mbrëmjen e kaluar janë ndërprerë reshjet e borës në të gjithë Qarkun Dibër ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Situata mbetet problematike në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel- Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit.  Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.