Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për dekretin e Begajt, thumbon dhe Metën


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dekretit presidencial të Bajram Begajt për ligjin për Komisionet Hetimore parlamentare.

Në reagimin e tij, Kryeministri nuk la pa thumbuar edhe ish-presidentit Ilir Meta.

Rama tha se ka mbaruar koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë.

“Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë“, shkruan Rama.