Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdojnë vatrat e flakëve në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit


Vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë që prej ditës së djeshme, flakët në pyllin me Pisha në Pishporo të Fierit.

Mësohet se në zonë nuk ka mjaftuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga toka, ndaj edhe është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Vatra e zjarrit në pyll është riaktivizuar disa herë që nga nisja e flakëve ditën e djeshme.