Vendosni fjalën kyçe....

Milani synon afrimin e Bergwijn nga Tottenham në verë


Milani ka filluar që të vendosë objektivat për merkaton gjatë verës.

Sipas Calciomercato, sulmuesi anësor i Tottenhamit, Steven Bergwijn është njëri prej synimeve të Milanit gjatë verës.

Kuqezinjtë janë duke e monitoruar 24 vjeçarin derisa ata shikojnë që të përforcojnë sulmin gjatë kësaj vere.

Bergwijn, i cili është lidhur fuqishëm edhe me një kalim në Ajax gjatë janarit, ka shënuar vetëm dy gola në 12 ndeshje për Spurs këtë sezon.