Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden dy objekte shpërthyese në spitalin e Prishtinës, evakuohet personeli


Dy objekte që dyshohet të jenë shpërthyese janë gjetur në ndërtesën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Objektet janë gjetur në hapësirat ku është vendosur “Oda e Mjekëve të Kosovës” dhe dyshohet se janë të mbetura që aty nga periudha para luftës.

I gjithë personeli përreth godinës është evakuuar nga policia me qëllim largimin e objekteve.

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”-njofton Shërbimi Spitalor i Kosovës.