Vendosni fjalën kyçe....

Boçi i përgjigjet Bashës: Lotë krokodili, ti e mbështetësit e tu u ngazëllyet për arrestimin e Berishës


Nënkryetari i Rithemelimit të PD-së Luçiano Boçi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili pak më herët  tha se ndjente keqardhje të thellë për arrestimin e Berishës.

Ai tha se Basha e mbështetësit e tij jo vetëm që janë ngazëllyer thellë përkëtë gjë por kanë kapërcyer edhe çdo kufi moral duke i përmendur Berishën, të bijën.

Boçi tha se Basha po derdhte lotë krokodoli lidhur me atë që ka ndodhur në PD.

“Vetëm një herë përmendi Edi Ramën që tha ka përfituar nga situata e telenovelës, por pa shpjeguar se ç’rol i kishte atashuar Edi Rama vetë Bashës në gjithë këtë telenovelë të pretenduar. Ne nuk kemi bërë telenovelë. Ne kemi bërë beteja politike të forta në Parlament dhe jashtë Parlamentit, për standardet demokratike. Pastaj, personazhet e telenovela shqiptarët i dinë mirë kush janë. Ajo pjesa e keqardhjes është si kofini pas të vjelit apo lotët e krokodilit. Është një standard sjellje politikë që është instaluar në Shqipëri dhe nuk është në përputhje me qëndrimet që ka mbajtur. Kanë atakuar jo vetëm Berishën, kanë shprehur ngazëllimin e tyre për arrestimin e Berishës. Kanë kapërcyer edhe kufijtë moralë, janë marrë me të bijën e tij, me Argita Malltezin dhe dhëndrin e tij. Këto janë përgjegjësi morale dhe profesionale të njerëzve.” – tha Boçi.

Numri dy i  Rithemelimit tha më tej seBasha nuk ka bërë opozitë dhe as nuk premton ta bëjë këtë gjë.

“Basha nuk ka bërë opozitë dhe nuk premton të bëjë opozitë. Kush e pengoi këtë zotëri që me përfaqësuesit e vetë të mblidhte komisionin me përfaqësuesit e vet edhe pse jo legjitimë. Listat e hapura nuk janë risi dhe nëse ka dikush që ka frikë nga lista e hapur është grupimi i tij pasi votat e tyre janë sa dy deputetë të Rithemelimit. Nëse ka një politikanë që ka frikë nga vettingu, po më vjen keq është Basha se ka pasur një proces të gjatë gjyqësore për afera që nuk i kanë pasur deputetë të tjerë.” – shtoi Boçi.