Vendosni fjalën kyçe....

“Fakti që Gjermania njeh patentat tona i thotë të gjitha” – Rama tregon pse zgjodhi Gonxhen si ministër të qeverisë


Kryeministri Rama ka treguar pse zgjodhi Blendi Gonxhen si ministrin e ri qëdo ngërthejë tre ish-ministri në një të vetme.

Në konferencën për shtyp me gazetarët ku zbardhi takimin dyditor të qeverisë në Shëngjin, kreu i qeverisë tha se Gonxhe e ka treguar veten si një nga drejtuesit publikë më të aftë e të sprovuar.

“Nën lidershipin e Blendi Gonxhes kemi arritur që Gjermania të njohë lejen e drejtimit të lëshuar në Shqipëri. Ai ndryshoi fytyrën e institucionit që ka drejtuar deri dje në një nga sukseset me të cilat krenohemi. Institucionet e DPSHTRR-së janë model për sa i përket inovacionit. Është një nga drejtuesit publik më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kioskë banale, çerdhe korrupsioni e skenat brutale të maskaradës antishtet që trashëguam. Fakti që arritëm që të bëjë që Gjermania të pranojë njohjen e lejes së drejtimit i thotë të gjitha. Ne kemi sistemin e drejtësisë më arkaik në Evropë nëse flasim për digjitalizim. Akoma me defterë që janë më të këqij se ato të Perandorisë Otomane e kohës së diktatorës. Kanë shumë më tepër gabime ortografike. Sistemi i mbrojtjes kibernetike të një shteti është një. Nëse parlamenti do ishte nën mburojën e AKSHI-t, sulmi mund të kishte qenë më i lehtë ose nuk do kishte ndodhur fare. – tha Rama.