Vendosni fjalën kyçe....

“Huawei” zhvendos biznesin në Europë, paralajmëron dëmin 40 miliardë dollarë të kompanive amerikane


Gjigandi i telekomit kinez ‘Huawei’ ka njoftuar planet për të shpenzuar miliarda dollarë për pajisje teknologjike në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme, pasi është në listën e zezë në SHBA.

Në një intervistë për ‘AFP’, ‘Huawei’ shpjegoi se vendimi ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i politikës së Uashingtonit që ndalonte kompanitë amerikane që të shesin teknologji te grupi kinez.

Sipas ‘Huawei’, kjo do ketë pasoja për kompanitë amerikane si ‘Qualcomm’, ‘Intel’, ‘Micron’ dhe ‘Google’. ‘Huawei’ zakonisht shpenzon mbi 10 miliardë dollarë në vit për gjysmëpërçuesit, pjesët rezervë dhe shërbimet për telefonat inteligjentë dhe pajisjet e rrjetit.

‘Kompania është në rritje të prokurimeve të saj në Kinë, Japoni dhe Evropë për të siguruar që zinxhirët e saj të prodhimit të mbeten të pashkëputur’, tha Ernest Lin Zhang, president i aktiviteteve të ndërmarrjeve për Evropën Perëndimore në ‘Huawei’.

Ai shtoi se ndalimi amerikan ka pak ndikim në furnizimet e pajisjeve 5G, ndërsa Huawei ‘nuk ka më asnjë produkt amerikan’.

Në mes të tetorit, kompania raportoi se kishte furnizuar mbi 400,000 antena 5G në të gjithë botën për rreth 60 klientë, më shumë se gjysma e tyre në Evropë.

‘Jashtë Evropës, ne ofrojmë shërbimin tonë, por në kontinent, strategjia jonë bazohet në zhvillimin e përbashkët me partnerët tanë. Ne u ofrojmë atyre mbështetje për të zhvilluar shërbimet e tyre.’ – shtoi Zhang.

Ai shtoi: ‘Nëse klientët kalojnë nëpër këta operatorë, ata po zgjedhin një operator evropian, të dhënat grumbullohen në Evropë. Ne nuk kemi absolutisht asnjë qasje në të. Menaxhohet plotësisht nga partnerët tanë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *