Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: 35.8 për qind e popullsisë nuk mund të paguajnë faturat e energjisë për ngrohje


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se rreth 1 milion shqiptarë nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike e për pasojë nuk mund të ngrohen.

Ai ka shtuar se suksesi i vetëm i kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama është vetëm vjedhja e grabitja.

Postimi i plotë:

1 milion shqiptare pa ngrohje dhe guxojne e flasin per suksese te qeverise!

Rama me te gjithe lepiresit politike dhe mediatike versulen neper media dhe flasin per suksese imagjinare.Por faktet jane tejet te dhimbshme dhe flasin krejt ndryshe.

Një studim i Entit Rregullator të Energjisë tregon se janë saktësisht 988 mijë e 719 banorë, thënë ndryshe 35.8 për qind e popullsisë që nuk kanë kushtet për të paguar faturat e energjisë për ngrohje.

Jemi ne janar dhe 1 milion shqiptare nuk ngrohen dot.Suksesi i vetem i Rames eshte vetem vjedhja dhe grabitja.

Megafonet mediatike te qeverise mund te vazhdojne te hane supe te ngrohtë hajdutesh, por fakti mbetet qe 1 milion shqiptare nuk ngrohen dot dhe rrijne ne te ftohtë.