Vendosni fjalën kyçe....

Rama intervistë për “Financial Times“: Shqipëria një demokraci adoleshente, ndërsa Brukseli po vuan nga amnezia


Kryeministri Edi Rama vijon të japë intervista për mediet e huaja pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një intervistë për gazetën  ”Financial Times”, Rama tha se zgjedhjet e 25 Prillit, treguan se kombi po përqafonte stabilitetin tre dekada pasi një prej kontinenteve më shtypëse të regjimit komunist u rrëzua.

Rama e quan Shqipërinë një demokraci adoleshente: “Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë.”

Kryeministri shqiptar ka folur dhe për integrimin e vendit në BE, ku është shprehur se Brukseli po vuan nga amnezia për atë çfarë janë, por që ai shpreson që BE të shërohet shpejt.

 “Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq.”– tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *