Vendosni fjalën kyçe....

Rama kujton zgjedhjet e 2013-ës: Si sot 8 vite më parë shqiptarët ia besuan të ardhmen e tyre PS-së


Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, që e sollën atë në pushtet.

Ndërkohë që Rama po bëhet gati për të qeverisur në mandatin e tretë, ai shkruan në “Instagram” se si sot 8 vite më parë shqiptarët ia besuan të ardhmen e tyre PS-së.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë #ShqipëriaEArdhmjaJonë.”- shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Socialiste arriti të fitonte 65 mandate, por në total së  bashku me koalicionin Rama arriti të merrte 83 mandate.

Ndërkohë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 Prillit 2021, Rama pa asnjë koalicion arriti të merrte 74 mandate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *