Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ata bëjnë program elektoral, ne ‘JO’ se jemi në qeveri


Sipas kryeministrit Edi Rama, të qenurit në qeveri legjitimon faktin e të mos pasurit nevojë për një program elektoral.

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në Berat, Rama tha se vetëm opozita bën program elektoral ndërsa qeveria sipas tij “nuk mund të dalë të bëjë poezi” e “të flasë në ajër”.

Sipas tij, ata vetëm duhet të kenë parasysh që çfarë thonë, ta bëjnë. Ai e bëri këtë deklaratë ndërsa fliste për taksën 0 për biznesin e vogël, pensionet dhe pagën minimale.

“Ne nuk do e kishim bërë dot kurrë edhe pa pandeminë taksën 0 për biznesin e vogël pak vite më parë sepse nuk dilnin llogaritë.

Sot për shkak sepse ne kemi vënë bazat, dalin llogaritë, megjithëse është pandemia. Pra pandemia na dha shtysën e thamë ‘Ok’ do e bëjmë.

Psh ne po studiojmë tani dhe do ta finalizojmë besoj në këto ditë, sepse do jetë pjesë e planit të veprimit, që çdo shqiptar që merr 400 mijë lekë rrogë të mos paguajë taksë. Deri tani ne kemi 300 mijë lekë. Kaq është paga minimale dhe mbi pagën minimale nuk paguan taksa. Paguan vetëm sigurime shoqërore që janë për ty, pra ti i paguan për vete. Ne do ta çojmë 400 mijë lekë që nuk është pak. Shkon në mos gaboj në 76% e të gjithës, e të gjithë pagave, pra pa taksë. Dhe kalkulimet që po bëjmë është, do ta bëjmë në 1 janar të 2022 apo në 1 janar të 2025-ës.

Se ata bëjnë fushatë, në kuptimin ata bëjnë program elektoral, ne nuk mund të bëjmë dot program elektoral. Ne jemi në qeveri, do jemi në qeveri, nuk mund të dalim të bëjmë poezi. Ne duhet të kemi parasysh që çfarë themi ta bëjmë. Nuk mundet të flasim në ajër. Dhe do e bëjmë në janar të 2022 apo 2023, kjo është llogaria. Sepse do të nisemi gjithmonë nga mundësitë.”– u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *