Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të fuste drogë në paraburgim duke e fshehur në patate, në pranga 27-vjeçari


Një 27 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka tentuar që të fusë drogë në paraburgimin e Vlorës përmes ushqimeve.

Droga ishte fshehur tek ushqimet dhe u gjet brenda në patate. Përkatësisht u zbuluan 380 gram hashash dhe një sasi kokainë.

Ndërkohë policia është duke hetuar për të zbuluar nëse në këtë tentativë për të futur drogë në paraburgim janë përfshirë edhe persona të tjerë.