Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates: Vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021


Themeluesi i Microsoft-it Bill Gates thotë vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021, nëse një vaksinë kundër COVID-19 miratohet së shpejti dhe shpërndahet masivisht.

Në një intervistë me Wall Street Journal, 64-vjeçari paralajmëroi se suksesi i vaksinave që aktualisht po testohen në SHBA nuk është i garantuar.

Megjithatë, ai i bëri thirrje vendit të fillojë të përgatitet tani për mënyrat për të zvogëluar hezitimin e publikut në lidhje me sigurinë e vaksinave, ndërsa shqetësimet midis amerikanëve rriten se zbulimi i një vaksine është bërë shumë politike për t’u besuar.

“Ne ende nuk e dimë nëse këto vaksina do të kenë sukses.”– tha Gates.

“Në vendet e pasura, megjithatë, nëse vërtet e keni kryer vaksinën në muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe ato do jenë mjaft të efektshme në bllokimin e transmetimit, atëherë në fund të vitit të ardhshëm gjërat mund të kthehen në normalitet, ky është rasti më i mirë.”- tha Gates.

Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë gati deri në fund të vitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *